Prishtina bëhet “bërllok”
.jpg)
Tash e tri ditë në qytetin e Prishtinës askush nuk është duke i mbledhur mbeturinat. Kontejnerët e kryeqytetit tashmë janë mbushur me bërllok. Edhe pse mbledhjen e tyre është dashur ta bëjë kompania “Pastrimi”, ajo nuk mund ta bëjë këtë.
Arsyeja e gjithë kësaj është se, deponia në Mirash sërish ua ka mbyllur dyert.
“Gjendja në qytet vetëm ka filluar të jetë alarmante. Në pikat grumbulluese kontejnerët janë të stërmbushur dhe ato nuk kemi kapacitete teknike që ta bëjmë largimin nga pikat grumbulluese”, ka thënë Xhevat Jakaj, nga kompania “Pastrimi”.
Ndërsa drejtori i kompanisë grumbulluese të mbeturinave Avdullah Haxhiu, i ka thënë Klan Kosovës se ka shkëputur kontratën me ndërmarrjen “Pastrimi”, pasi që këta të fundit nuk po paguajnë borxhet.
Sipas tij përveç obligimeve paraprake që arrijnë në 1 milion e 400 mijë euro në muajt e fundit, kompania “Pastrimi” ka hyrë në minus edhe me 85 mijë euro të tjera.
Por në kompaninë e mbeturinave thonë që nuk kanë para.
Përveç që s’do të ketë grumbullim të mbeturinave nëpër kontejner, Klan Kosova raporton se, të hënën nuk do të realizohet as mbledhja e tyre në çdo shtëpi. Kjo situatë ka gjasë të përmirësohet nëse komuna e Prishtinës i ndihmon me 100 mijë euro siç ka premtuar kryetari Isa Mustafa, në të kundërtën shekulli i pavarësisë do të festohet në kryeqytetin e Bërllokut./Indeksonline/