E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërron jetë babai i Rexhep Selimit

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se sot (e diell) ka ndërruar jetë babai i deputetit Rexhep Selimi.

“Me keqardhje të thellë njoftojmë opinionin publik, se sot, më 18 nëntor, pas një sëmundjeje të rënd, në moshën 74 vjeçare ndërroi jetë Dastan S. Selimi, i ati i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi”, thuhet në këtë komunikatë.

Vetëvendosje njofton se ‘Varrimi i të ndjerit bëhet nesër, më 19 nëntor, në orën 15:00, në varrezat e fshatit Aqarevë, të Skenderajt’./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›