Skandali me firmën "JUAD", drejtoria e Doganave: Kemi nisur hetimet

Pas skandalit të publikuar nga RTV "Ora News" ku një biznesmen denoncon abuzimet që janë kryer nga drejtoria e doganave për mallin që do të importonte ka reaguar Drejtoria e Doganave. Sipas Matilda Gurit zëdhënëse e drejtorisë së përgjithshme të doganave bënë të ditur se ky institucion është duke verifikuar të gjithë dokumentacionit e firmës "JUAB" me pronar Rustem Gjapin, dhe të gjitha prentendimet e ngritura prej tij se është abuzuar me importimin e bananeve nga Mali i Zi drejt vendit tonë në doganën e hanit të Hotiti në Shkodër. Sipas zëdhënëses pas verifikimit të të gjithë dokumentacinit të nevojshëm atëherë drejtoria e doganave do të dalë në një konkluzion përfundimtar dhe në një përgjigje zyrtare. Ndërkohë biznesmeni Rustem Gjapi, i cili merret me biznesin e fruta perimeve dhe veçanërisht atë të bananve ka denoncuar në RTV "Ora News" se bashku me avokatin Xhemal Gazidede abuzimet që janë kryer për zhdoganimin e bananave ku ka paguar një shumë parash më shumë se bizneset e tjera që merren me këtë tregti si dhe dëmin e shkaktuar prej 7.5 milionë lekë të rinj dhe vendimin e gjykatës që I ka dhënë të drejtë kësaj firme.