PE voton sot liberalizimin e vizave për tri shtete
Gjithashtu do të votohet edhe një deklaratë ku bëhet thirrje që regjimi i vizave të hiqet sa më parë edhe për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën.
Raportin mbi vizat e ka përgatitur eurodeputetja Tanja Fajon, e cila ka përfshirë edhe kërkesën që të nisë dialogu për vizat edhe me Kosovën.
Pas votimit të sotëm në Parlament, pritet mbledhja e ministrave të brendshëm të shteteve anëtare të BE-së, e cila do të mbahet më 30 nëntor, ku edhe përfundimisht do vuloset vendimi për heqjen e vizave për 3 shtete të Ballkanit Perëndimor.