E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milloshoski: Greqia të ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës

SHKUP- Greqia duhet ta ndryshojë qëndrimin ndaj shtetit më të ri në botë, Kosovës, të cilin e kanë njohur 22 nga gjithsej 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian, ka thënë shefi i diplomacisë maqedonase, Antonio Milloshoski.

Në një deklaratë për media të mërkurën, kreu i diplomacisë maqedonase ka ftuar Athinën zyrtare të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Maqedonisë dhe Kosovës.

“Nëse Greqia me të vërtetë dëshiron ta promovojë planin Ballkani Perëndimor 2014, ajo duhet ta ndryshojë qëndrimin e saj ndaj çështjes së integrimeve evropiane të Maqedonisë dhe qëndrimin e saj ndaj shtetit më të ri në këtë rajon, pavarësia e së cilës është njohur nga pjesa më e madhe e vendeve të Bashkimit Evropian, e kjo është Kosova”, ka thënë Milloshoski.

Duke komentuar “incidentin jotolerant militant ekstremist”, sikur i ka quajtur ai thirrjet e ushtarëve grekë anti fqinjëve gjatë një parade në Athinë, Milloshovski theksoi se derisa “flitet për fqinjësi të mirë, promovohen slogane negative dhe emocione”.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›