E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmeti: Nuk kam dijeni për denoncim ndaj meje

Krenar Ahmeti deklaron se nuk ka asgjë për të thënë për një denoncim të kryer nga Bujar Kamberi. Sipas tij, ai nuk mund të japë deklarata në media pa lejen e drejtorit të Policisë së Tiranës. Ai është kontaktuar nga gazeta "Shqip" dhe është pyetur nëse ka dijeni për denoncimin e kryer ndaj tij dhe është shprehur se nuk dinte asgjë, por nuk ka pranuar të deklarojë asgjë më tepër, duke shpjeguar se ligji ia ndalonte pa marrë leje te drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë. Sipas tij, ai po vazhdon punën ndaj policisë me përkushtim dhe se kryen detyrën sipas urdhrave të ligjshëm të policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›