Denoncuesi i gjyqtarit të Elbasanit, me emër të rremë
Denoncuesi i gjyqtarit të Elbasanit, Qani Hasa, për të cilin KLD-ja vendosi heqjen e imunitetit, pas kërkesës së Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, ka përdorur një emër të rremë, duke i depozituar materialet komprometuese për gjyqtarin nën emrin Ibrahim Hoxha. Pas verifikimeve të Prokurorisë së Tiranës, ka rezultuar se nuk ka asnjë person me këtë emër që mund të ketë denoncuar gjyqtarin në fjalë. Në të gjithë Shqipërinë janë konstatuar disa shtetas me këtë emër, por asnjëri prej tyre, i kontaktuar nga prokuroria, nuk ka pranuar të ketë denoncuar gjyqtarin Qani Hasa. Mësohet se shtetasi në fjalë, për t‘iu shmangur hetimeve, ka depozituar në Prokurorinë e Elbasanit materialet, duke përdorur një mjet identifikimi fals. Më pas është larguar duke u zhdukur.
Burimet nga Prokuroria e Tiranës deklarojnë se denoncuesi me inicialet Ibrahim Hoxha, rreth muajit qershor të këtij viti ka depozituar në Prokurorinë e Elbasanit një CD me përgjime ndaj gjyqtarit Qani Hasa. Më pas, këto materiale i kanë kaluar prokurorisë së kryeqytetit, pasi dosja në Elbasan kishte konflikt interesi. Në kryeqytet u regjistrua një procedim penal, por imuniteti që mbante gjyqtari ia vështirësonte punën prokurorisë për zbardhjen e ryshfetit. Në këtë mënyrë, akuza qendrore iu drejtua KLD-së, e cila vendosi heqjen e imunitetit. Por, problemi i hetimit të kësaj dosjeje konsiston në faktin se denoncuesi është zhdukur. Sipas burimeve nga prokuroria, dosja është regjistruar pa emër denoncuesi dhe tashmë do të bëhen të gjitha verifikimet për gjyqtarin në fjalë. Hetuesit e çështjes deklarojnë se gjyqtari Qani Hasa është nën hetim për veprat penale të mitëmarrjes dhe ryshfetit. Prova kryesore është CD-ja me përgjime dhe filmime. Sipas prokurorisë dhe përmbajtjes së CD-së, gjyqtari Hasa mori ryshfet nga të njohurit e të burgosurit Geron Toska, i cili gjykohej për veprat penale të mbajtjes dhe shitjes së lëndëve narkotike. Shuma që ka kërkuar gjyqtari Hasa, sipas burimeve nga prokuroria, ka qenë tre milionë lekë (të vjetra). Pas paraqitjes së provave dhe fakteve që implikonin gjyqtarin në fjalë, anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë kanë votuar dy ditë më parë heqjen e imunitetit dhe pezullimin nga detyra të gjyqtarit Qani Hasa, duke i hapur rrugë Prokurorisë së Tiranës ta hetojë për veprën penale të korrupsionit pasiv dhe marrjes së ryshfetit.
S.Ç.