Hidrovorët nuk e "shpëtojnë" dot Lezhën
Situata vazhdon të jetë problematike pas reshjeve të dendura të shiut të ditëve të fundit. Sipas informacioneve që mbërrijnë nga strukturat e emergjencave civile dhe strukturat e Policisë së Shtetit në një pjesë të konsiderueshme të territorit të vendit, ka dhjetëra shtëpi të përmbytura dhe qindra hektarë tokë nën ujë. Shtabet e emergjencës nën drejtimin e prefektëve në çdo qark të vendit po evidentojnë dëmet e shkaktuara nga reshjet dhe janë në kontroll të plotë të situatës, duke informuar dhe koordinuar në mënyrë të vazhdueshme me Ministrinë e Brendshme.
Nga të dhënat që vijnë nga terreni, Qarku i Lezhës vazhdon të mbetet më problematiku. Si rezultat i reshjeve, një sipërfaqe e konsiderueshme e tokave bujqësore në fshatin Barbullojë të Komunës Kolsh janë të mbuluar nga uji, ndonëse të shtatë hidrovorët në këtë qark punojnë pa ndërprerje.
Ndërkaq, në Qarkun e Durrësit, situata ka ardhur drejt përmirësimit. Gjatë gjithë së mërkurës, makinat zjarrfikëse kanë punuar në zonën e plazhit për largimin e ujit nga banesat. Në Korçë disa grupe pune kanë punuar për mbylljen e portave në porto-bagazhin e Sovjanit, për të mos lejuar futjen e ujit nga lumi Devoll në Kolektorin e Sovjanit. Në qarqet Berat dhe Gjirokastër për momentin nuk ka probleme, por po ndiqet me vëmendje situata e nivelit të ujërave në lumin Osum dhe Drino.
Për të ndjekur nga afër zgjidhjen e problemeve të krijuara, në këtë qark kanë shkuar zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, dhe drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Alfred Olli.