E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmeti: Premtojmë aq sa mund të mbajmë

Strugë -Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti deklaroi në nisje të fushatës elektorale në qytetin e Strugës, se BDI premton më pak se ç’janë kapacitetet e kësaj partie. Ai vlerësoi se do të ishte një sukses i madh nëse kandidati i kësaj partie për kryetar të shtetit, Agron Buxhaku, kalonte në balotazh, ndërkohë që shtoi se çdo shtet i Evropës do të ishte krenar po të kishte në krye një kryetar si Buxhaku.

Ndërkaq, duke folur për kandidatin e BDI-së për kryetar të Strugës, Ramiz Merko, Ahmeti vlerësoi se qytetarët janë dëshmitarë të investimeve që ka bërë komuna e drejtuar nga Merko në katër vjetët e mandatit të tij, duke theksuar se janë investuar 40 milionë euro në shërbim të qytetarëve të Strugës.

“E fillojmë fushatën ku buron Drini dhe nuk ndalet. Ju e dini se sa turbine vihen në lëvizje deri ku bashkohen Drinat. Ne jemi të pandalshëm si Drini. Ju kujtohet që ne e dhamë fjalën se do t’i dalim zot votës. Ne i dolëm zot votës së lirë dhe brenda 18 muajve përmbysëm qeverinë dhe e legjitimuam votën shqiptare”, tha Ahmeti. ina/start

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›