Thaçi: PDSH mbron interesat e shqiptarëve
Gostivar -Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi deklaroi para elektoratit, se partia që drejton është e vetmja parti që mbron interesat e shqiptarëve në Maqedoni. Mitingun e parë të kësaj fushate, Thaçi e ka çelur në Gostivar, ku ka prezantuar kandidatin për kryetar komune të këtij qyteti, Gazmend Aliajn. “Mos votoni për njeriun që është eksponent i krimit të organizuar, por edhe për aventuristë që rrezikojnë jetërat e gostivarasve dhe nxisin parregullsi”-deklaroi Thaçi.
“Një shtet nuk mund të prosperojë nëse nuk ka strategji afatgjate si në politikën e jashtme ashtu edhe të brendshme. Presidenti me angazhimin e tij duhet të zhvillojë marrëdhëniet për një shoqëri multietnike dhe të plotësojë kushtin për demokraci liberale. Ky institucion duhet të kërkojë mbështetje për përshpejtimin e eurointegruese të vendit. PDSH e din se nga burojnë problemet dhe si të korrigjohen ato”-deklaroi kandidatja për presidente Mirushe Hoxha, e cila ishte e pranishme në këtë miting.
Kryetari i kuvendit zgjedhor të PDSH-ës Arben Xhaferi theksoi se partia pjesë e së cilës është edhe ai që në fillim ka zbuluar rrugëzat nga tendencat e palës maqedonase, e cila bën hile me etnitetin shqiptar.