NATO mund të reduktojë trupat në Kosovë
Londër – Misioni paqeruajtës në Kosovë është shumë i madh. Ky është mendimi i disa vendeve anëtare të NATo-s të cilat propozojnë zvogëlim të të numrit të trupave. Zëdhënësi i NATO-s, Xhems Apathurai ka deklaruar se Ministrat e mbrojtjes së NATO-s, mund të diskutojnë për një gjë të tillë. Por, ai i hodhi poshtë raportet në një gazetë beogradase, se pas reduktimeve prania e KFOR it do të jetë "simbolike"."Është e mundshme se do të ketë diskutime për modifikimin e strukturës së KFOR it, që do të implikonte diskutime lidhur me reduktime të mundshme", tha Apathurai, citon AFP.