E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cërvenkovski: Ndarja e Bosnjës, rrezikon Ballkanin

Shkup -Presidenti i Maqedonisë Branko Cërvenkovski deklaroi për mediat se ndryshimi i kufijve të Bosnjë dhe Hercegovinë në bazë të principit etnik do të çonte në destabilizimit e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Deklaratat e presidentit maqedonas u bënë gjatë një takimi me kryetarin e kryesisë së Bosnjës e Hercegovinës, Nebojsha Radmanoviç.

“Çfarëdo qoftë përshtatjeje të kufijve në principin etnik do të ishte një precedent i rrezikshëm që do ta destabilizonte rajonin. Kjo do të çonte drejt destabilizimit të rajonit. Neve na duhet integrim, e jo dezintegrim”, ka theksuar presidenti Branko Cërvenkovski.

Gjatë, takimit gjithashtu është diskutuar edhe për marrëdhëniet e Maqedonisë dhe Bosnjë Hercegovinës, marrëdhënie që janë vlerësuar si të suksesshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›