Homazhe për aktorin e humorit Vasillaq Vangjeli

Në teatrin Metropol u mbajtën homazhe, për nder të aktorit të njohur të komedisë Vasillaq Vangjeli, i cili u nda nga jeta papritur në moshën 63-vjeçare.
Për të nderuar jetën dhe veprën e tij ishin të pranishëm personalitete të shumta të fushës së kinematografisë, muzikës, personalite të politikës, si presidenti, Bamir Topi, ministri i kulturës Aldo Bumçi dhe kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha.
Vasillaq Vangjeli ka punuar në estradën e shtetit si aktor nga viti 1976 dhe deri në viti 2005. Po si e kujtojnë kolegët ata me të cilët ai ka bashkëpunuar me vite të tëra.
Vasillq Vangjeli, u nda nga jeta mbrëmjen e së hënës pas një ataku kardiak. Ai ka interpretuar me dhjetra role në komedi, telekomedi dhe filma artistiK duke i dhënë kështu jetë mëse 100 roleve.