E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmeti-Sejdiu: Prishtina dhe Shkupi, synime te perbashketa

Prishtina dhe Shkupi kane synime te perbashketa per integrime euroatlantike. Kjo eshte thene dje pas takimit te Presidentit te Kosoves, Fatmir Sejdiu dhe kryetarit te Bashkimit Demokratik per Integrim, Ali Ahmeti. Udheheqesit e institucioneve te Kosoves thane se Prishtina dhe Shkupi se shpejti do te vendosin bashkepunim ne nivel ambasadash. Presidenti Sejdiu theksoi se bashkepunimi mes dy vendeve, kap ceshtjet e interesave dypaleshe. Ne kete aspekt, Sejdiu tha se Kosova ka interes te bashkepunoje me Maqedonine edhe si fqinje, por edhe si vend ku ka nje popullate te konsiderueshme shqiptare. Ai tha se nuk pajtohej me disa konstatime se, ka vonesa ne ceshtjen e hapjes se ambasadave, duke rikonfirmuar se, keto vendime si ne Shkup ashtu edhe ne Prishtine do te merren se shpejti. "Une s'do ta quaja ngecje, por do ta quaja nevoje te zhvillimeve te proceseve normale apo respektimit te procedurave qe ka secili vend. Per ne eshte prioritet e po ashtu edhe ne republiken e Maqedonise eshte prioritet, vendosja e marredhenieve diplomatike" tha Sejdiu.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›