E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova, 12 ambasada te reja ne nje muaj

Kosova pritet qe pergjate muajve te ardhshem te hap 12 ambasada te tjera ne bote. Keshtu thone zyrtare te Ministrise se Puneve te Jashtme te Kosoves. Pritet qe gjate fazes se dyte te hapjes se ambasadave t'u shtohen dhe 12 ambasada te tjera si dhe 7 apo 8 Zyra Konsullore, te cilat do te jene te perqendruara, kryesisht ne shtetet ku ka nje numer me te madh te emigranteve kosovare. Zedhenesja e Ministrise se Puneve te Jashtme, Albana Beqiri, deklaroi dje se ambasadat e reja te shtetit te Kosoves do te hapen ne Maqedoni, Malin e Zi, Kroaci, Slloveni, Ceki, Bullgari, Suedi, Holande, Japoni, Kolumbi, Portugali dhe Hungari. "Tashme eshte marre nje vendim politik edhe per 12 ambasada te tjera, 11 kane qene, tani eshte shtuar dhe nje ambasade, behet fjale per Hungarine. Pritet shume shpejt dekretimi nga Presidenti, i te 12 ambasadave. Nderkohe, ne ministri eshte duke punuar per aktet nenligjore qe rrjedhin nga ligji per Sherbimin e Jashtem te Kosoves, i cili eshte miratuar nga Kuvendi i Kosoves ne fund te vitit qe lame pas", tha Beqiri. Ajo njofton se per postin e ambasadoreve ne 10 ambasadat ekzistuese si dhe per 12 ambasadat e tjerat, pritet qe te hapet nje konkurs. Qe prej mesit te tetorit te vitit 2008, Republika e Kosoves ka hapur dhjete ambasadat e para te saj ne bote. Kosova ka hapur ambasadat e saj ne Uashington, ne Londer, ne Bruksel, ne Paris, ne Berlin, ne Vjene, ne Rome, ne Berne, ne Ankara dhe ne Tirane, vende keto ku tanime jane vendosur te ngarkuarit me pune per ambasadat e shtetit te Kosoves.

BUXHETI

Buxheti i Ministrise se Puneve te Jashtme te Kosoves per vitin 2009 eshte rreth 25 milione euro, andaj sipas zyrtareve qeveritare, eshte vendosur qe ambasadat e Kosoves ne bote te fokusohen ne shtetet me te medha.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›