E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Maqedonia me President shqiptar"

Maqedonia nje dite mund te kete president apo kryeminister shqiptar. Keshtu mund te ndodhe nese dalin reale parashikimet e liderit te Bashkimit Demokratik per Integrim, Ali Ahmeti. Gjate nje takimi zyrtar dje, me kryeministrin e Kosoves, Hashim Thaci, Ahmeti deklaroi se kushtetuta e Maqedonise hap rrugen qe te kandidohet nje shqiptar per postin e presidentit. Sipas tij, askund ne Kushtetute nuk shkruhet origjina qe duhet te kete nje president i Maqedonise. "Maqedonia si shtet multietnik ofron shanse edhe per komunitetin shqiptar. Tani ne jemi duke analizuar, studiuar rrethanat. Jo vetem president, por pse mos te jete nje kryeminister shqiptar", tha Ahmeti. Ai shtoi se akoma nuk ka ndonje qendrim te prere te partive shqiptare ne Maqedoni. Megjithekete ai vleresoi se zgjedhjet qe do te mbahen ne Maqedoni duhet te jete te lira, demokratike dhe te qeta. Ndersa, kryeministri Thaci lidhur me mundesine e kandidimit te nje shqiptari per president ne Maqedoni, ishte me i permbajtur. Ai tha se ne Maqedoni duhet te kete zgjedhje te qeta dhe demokratike. "Maqedonia eshte vendi i te gjitheve, pra pergjigjen mund ta japin vete qytetaret e Maqedonise", vleresoi Thaci. Ai shtoi se bashkepunimi i dy vendeve eshte ne interes te paqes dhe bashkepunimit rajonal dhe integrimeve euroatlantike. "Tani Maqedonia eshte ne prag te zgjedhjeve lokale. Deshira dhe vullneti i Kosove eshte qe edhe atje te kete zgjedhje te lira dhe demokratike, te qeta, qe te jene nje shembull i mire per te ardhmen e Maqedonise. Takime do te ndodhin edhe ne te ardhmen", paralajmeroi Thaci. Sipas tij, Kosova dhe Maqedonia synojne integrimet euroatlantike, prandaj te dyja vendet jane te interesuara qe te kene nje bashkepunim cilesor per interesa te dypaleshe. Ne kete aspekt, Thaci permendi edhe idene e dy presidenteve, atij te Shqiperise Bamir Topi dhe atij te Kosoves, Fatmir Sejdiu qe rajoni te lehtesoj qarkullimin e njerezve dhe mallrave, duke marre shembull lirine e levizjes per vendet e Bashkimit Evropian. "Eshte nje ide e menduar prej dy presidenteve. E ardhmja e Kosoves, e Shqiperise por edhe e gjithe rajonit eshte integrimi ne NATO dhe ne Bashkimin Evropian, pra ajo ide nderlidhet me integrimet euroatlantike", theksoi Thaci. Nderkohe, edhe kryetari i Bashkimit Demokratik per Integrim, Ali Ahmeti tha se rajoni ka rastin e mire qe te deshmoje se, eshte i gatshem per bashkepunim mes vendeve.

Pas vizites ne Tirane, Ahmeti ne Prishtine

Kryetari i Bashkimit Demokratik per Integrim, Ali Ahmeti, me seli ne Tetove, pas vizites qe beri ne Tirane, dje vizitoi Prishtinen. Ai u takua me drejtuesit me te larte te vendit si Presidentin Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaci dhe kryetarin e Kuvendit te Kosoves Jakup Krasniqi. Ne delegacion me Ahmetin eshte nenkryetari i Parlamentit te Maqedonise, Rafiz Haliti, deputeti Xhevat Ademi dhe zyrtare te tjere te larte partiake te BDI-se, si Nevzat Bejta dhe Agron Buxhaku.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›