E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lenini "i pamundur" i Kumbaros

Ben Andoni

Pak histori per filmin e ri te Saimir Kumbaros. Ose nga ajo, qe te pakten mund te mbash mend gjate, si nje arritje. Gjithsesi, filmi me ate buxhet, ka mundur te rrefeje deri ne fund nje ngjarje, qe merr shkas nga nje veper e dramaturgut Ruzhdi Pulaha.

Eshte nje komedi dramatike, qe duhet thene se me permasat e aktoreve, qe jane te pranishem, pak i shkon linjes kryesore. Duket me shume si nje film-dokumentar. I mungojne elementet, qe e bejne nje film te arrire. Shpesh nuk duket vendi i pershtatshem i aktoreve te pranishem dhe kryqezimi i linjave i mbivendoset disi perpjekjes kryesore, qe nepermjet artistit Korita (L.Filipi) te realizohet mbrojtja e godines. Grotesku jo i arrire fiton shume shpesh nga pjesa dramatike e vepres. Madje dhe dramaciteti qe mundohet te mbaje Margarita Xhepa ne rolin e saj dhe dualizmi i Robert Ndrenikes mbeten pak per te bere ne nje film qe duhet te beje per vete. Pak si pakuptim roli pjesor i Leonit Cinos, balerinit te njohur. Edhe pse mund te perdorej shume mire, ne skenen e festes, qe te realizonte nje kercim. Por, kjo eshte lene. Ashtu si portreti i ministrit dhe kryetarit te bashkise, qe duket se e ulin pak perballjen dhe arritjen ne kompleks, qe bejne artistet e komunitetit.

Nese mbesin parate si shkas kryesor per mosarritjen e nje filmi te mire, kjo eshte nje ceshtje qe sot nuk do shume arsye per te kuptuar, por te pakten me kete cast mund te synohej dhe me shume.

Lazer Filipi, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Robert Ndrenika, Mirush Kabashi, Mehdi Malkaj, Elvira Diamanti, Hajrie Rondo, mundohen qe te bejne nje ansambel simpatik dhe hera-heres te arrire. Por me shpesh ata duken si guret e nje mozaiku te qepur keq. Jane me shume ne teater sesa ne film.

Ngjarjet zhvillohen ne nje shtepi te moshuarish, qe quhet "Lulet e vjeshtes". Nje grup njerezish me fate njerezore te ndryshme shtyjne perditshmerine e tyre. Por qetesia dhe kujdesi i tyre nje dite marrin fund, sepse shtepise i ka dale pronari. Ai eshte kandidati i ardhshem per kryebashkiak dhe qe banoreve u pulson ne netet pagjume ne nje billboard te stermadh. Ne momentet qe ai zhduket, ia ze vendin reklama e te ndenjurave te nje gruaje. Eshte mirazhi, qe i fut disa prej tyre ne enderrime. Vete banoret, perfaqesojne mosmarreveshjet e gjithe shoqerise shqiptare dhe qe regjisori eshte munduar t'i jape, sipas konceptit te tij. Shume nga aktoret duket se kane bere nje rol, qe e kane bere gjithmone. Nje nga ata, Lazer Filipi, eshte aktori i vjeter dhe njeriu qe regjisori e gjen per te filluar dhe mbaruar linjen e filmit te tij. Aktorit i dhurohet nje kasete, ku eshte interpretimi i tij i dikurshem i Leninit. Bashke-ndenjesit i kerkojne qe ai te behet njeriu-lider i tyre. T'i perfaqesoje. Por njesoj, burri e gjen mbyllur deren kudo. Ai mendohet nga ata se do t'i drejtoje dhe do t'u jape dicka. Por me kot. "'Ne dhe Lenini' eshte veper kinematografike paqesore per demokracine tone hibride. Vijme nga nje sistem totalitar ku trurit te tij i eshte bere nje 'operacion i thelle'. Cdokush nga ne e ka ne koke 'Leninin' brenda vetes. Jemi nje shoqeri qe ende nuk arrin te kuptoje se kapitalizmi ( i mire apo i keq ) eshte gare, kompeticion. Gjithcka e kerkojme nga njeshi, pra nga Lenini, qofte ky kryeministri, presidenti, apo dikush tjeter. Njeshi dhe qeveria qe ai drejton nuk eshte gje tjeter vecse nje semafor si ai i rrugeve qe te hap driten jeshile kur sheh se ti je ne rruge te drejte...", ka shpjeguar Kumbaro, por duke mos arritur te thote dot se kapitalizmi i dekadave te fundit, eshte dhe social. Ndersa, filmi eshte thjesht nje tregues qe te rrefen se shqiptaret ne cdo lloj kategorie shoqerore e kane te veshtire te bejne nje shtet me rregulla. Ketu, ideja shkon. Gjithsesi, regjisori Kumbaro duhet te vleresohet per filmin dhe idene e tij. Eshte keq qe shoqeria shqiptare, duke pasur parasysh lodhjen e artisteve shqiptare, nuk e gezon me si nje feste filmin. Kjo eshte vuajtja me e madhe.

Filmi "Ne dhe Lenini", i cili eshte nje bashkeprodhim shqiptaro-franko-maqedonas do te shfaqet me 26 janar ne Prishtine, nderkohe premiera ne Shkup do te jete pas nje muaji. Filmi ka qene prezent me 23 janar ne kinema "Millenium", ku munguan producenti francez dhe drejtori italian i fotografise, Nino Celeste.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›