Fatmir Koci synon Angline
"Anglia ne catine time" eshte filmi i ri dhe projekti i radhes qe mban ne tonus tashme regjisorin Fatmir Koci. Ai e ka titulluar ate "Anglia ne catine time". Nje histori dashurie me trajektore Londer-Bathore, nje komedi dramatike, shume realiste, me elemente te njohjes se vetvetes edhe ne aspektin erotik dhe seksual. "Pse e kam zgjedhur kete teme? Sepse kjo mungon ende tek ne". Fatmiri eshte munduar sic fillon te mbarset per filmin e radhes me shume perkushtim: "Do te jene tre aktore kryesore, nje djale qe ka lene te dashuren dhe ka ikur ne Londer, nje aktore angleze dhe nje aktore shqiptare. Nje histori klasike dashurie, me dramen ku secili kerkon te marre ate qe mendon se i takon atij, qofte ne kerkimin e vendit, qofte ne kuptimin e dashurise. Eshte e bazuar ne nje histori reale". Fatmiri pretendon qe per kete film te kete serish ne stafin e tij mjeshtrin e kameres Donald Gilligan. Eshte kjo qe i jep besueshmeri vepres se tij.