“BB5”, Graciano: Po, kam kryer marrëdhënie seksuale me Lorenën
TIRANE – Në shtëpinë e “Big Brother”, dashuria është shndërruar në temën kryesore të mbrëmjes, pasi produksioni u caktoi banorëve një provë që lidhej me rrëfimin e eksperiencave të tyre në jetë.
Pas kryerjes së provës, Graciano u shpjegoi banorëve të tjerë se ai dhe Lorena kanë vendosur që të mos jenë më bashkë sepse nuk ishte e këndshme që ata t’i bashkonte vetëm nata.
Arbri e pyeti Gracianon drejtpërdrejt nëse midis tij dhe Lorenës ka pasur marrëdhënie seksuale dhe Graciano iu përgjigj “PO”. Ai nënvizoi se bashkë me Lorenën kanë bërë gjëra të cilat njerëzit në jetën e përditshme sot i bëjnë edhe jashtë shtëpisë.
“Kam ardhur këtu, të puthem, të përqafohen, të zihem … edhe të kapem për flokësh dhe deri tani vetëm kjo e fundit më ka mbetur pa bërë”- u shpreh Graciano.
Porsa i përket marrëdhënies me Lorenën ai tha se midis tyre nuk ka ndjenjë, nuk ka dashuri, por vetëm një pëlqim fizik dhe Lorena konfirmoi të njëjtën gjë si Graciano.
Nga ana e tij Arbëri tha se kjo që thonë ata tingëllon shumë keq për Lorenën dhe shprehet “unë kur të dal jashtë t’i them Lorenës a të pëlqen fiziku im?”.
Graciano iu përgjigj Arbrit me pyetje “po të kishe një person këtu brenda dhe të krijohej mundësia për të gjitha, nuk do i bëjë” dhe Arbëri i përgjigjet “sigurisht” dhe mundohet që t’i shpjegojë mendimin e tij.
Arbëri pyeti Lorenën nëse ajo sillet kështu edhe kur është jashtë, nëse ajo edhe jashtë krijon marrëdhënie të tilla si me Gracianon, pa ndjerë për një djalë. Lorena theksoi se nëse e ndjen diçka atëherë e bën. Arbëri e ngacmoi sërish me ironi duke nënkuptuar se ajo shkon në marrëdhënie intime me një mashkull qoftë edhe pa ndjerë për të, por Lorena e mohoi një gjë të tillë.
(er.nu/BalkanWeb)