Erdogan: Mbështetje popullit sirian

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan u rizgjodh në krye të Partisë në Pushtet, Për Drejtësi dhe Zhvillim. Ai arriti ta siguroje postin për here te trete dhe te fundit - në Kongresin Vjetor te Partise. Pranvera Arabe dhe kriza ne Siri kane ndikuar qe Turqia te shihet si nje aktor i rendesishem rajonal.
Erdogan i beri thirrje Rusise, Kinës dhe Iranit të rishqyrtojne mbështetjen e tyre per Damaskun.
"Ne do te bejme cfarë do te bente nje vella. Do të vazhdojmë t`i japim mbështetjen tone logjistike, popullit sirian. I bejme thirrje Rusisë, Kinës si dhe Iranit: Ju lutem rishikoni tani qendrimin qe mbanin për këtë cështje", tha Erdoan.
Presidenti i Egjiptit, Mohamed Mursi i pranishem ne kongresin e partise AK tha se populli sirian po vritet diten dhe naten ne token e tij.
"Populli sirian po vritet dhe perdhunohet ne token e tij. Ata po jetojne tragjedinë e shekullit. Do te qendrojme krah tyre, derisa rregjimi tiran te ikë dhe ata të fitojne te drejtat e tyre legjitime", tha Mursi.