E Diel, 1 Nëntor 2026

Hill-Wood: Mund t'ia dalim edhe pa Cesc


Presidenti i Arsenalit, Peter Hill-Wood, thotë se klubi mund të mbijetojë edhe pa Cesc Fabregas.

Edhe pse është i bindur se Cesc nuk do të shitet te Barcelona, Hill-Wood ka qenë i shpejtë për të thënë se klubi është aq i madh sa t'i bëjë ballë largimit të spanjollit.

"Po, mendoj kështu. Ne ia kemi dalë shumë mirë edhe pa një ose dy lojtarë të tjerë. Do t'i dëshiroja Dennis Bergkamp, Thierry Henry, Patrick Vieira dhe Tony Adams përsëri, por ata tani janë 10 vite më të moshuar".

"Sidoqoftë, Cesc ende nuk është larguar. Ne shpresojmë shumë se ai do të qëndrojë me ne dhe jemi të bindur se kështu do të ndodhë", ka thënë Hill-Wood.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›