Maqedoni, “Shkupi 2014” rrit koston e harxhimeve

Projekti “Shkupi 2014” në sheshin e kryeqytetit maqedonas po vazhdon të rrisë koston e harxhimeve shumëmilionëshe. Sipas mediave maqedonase ndërtimi i Teatrit të Vjetër të Shkupit në pjesën e djathtë të lumit të Vardarit ka arritur një çmim mbi 20 milion euro.
Ditët e fundit, Ministria e Kulturës e Maqedonisë ka arritur marrëveshje të re pa shpalljen e konkursit publik për punimin e disa skulpturave të personaliteteve artistike dhe skulptura arti dhe për këtë projekt të skulpturave janë ndarë rreth 600 mijë euro.
Mediat theksojnë se Ministria e Kulturës ka bërë të ditur se këto skulptura nuk do të simbolizojnë personalitete konkrete të artit, mirëpo ato do të simbolizojnë teatrin, literaturën dhe dramën ndërsa thekson se përfundimi i punimeve të këtij teatri do të bëhet në fillim të vitit të ardhshëm.