E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhoma e Perfaqesuesve miraton legjislacionin per tavanin e borxheve

Vemendja ishte ne Dhomen e Perfaqesuesve nderkohe qe kryetari republikan i ketij organi John Boehner lexoi pjesmarrjen ne votimin perfundimtar per te rritur tavanin e huamarrjes dhe menjanuar falimentimin.

Pro kane votuar 269 dhe kunder 161. Projekligji eshte miratuar dhe pa kundershtim nje mocion per rishqyrtim eshte hedhur ne tryeze.

Demokratet ne Dhomen e Perfaqesuesve paten nje surprize per ta bere votimin edhe me te rendesishem sikurse spjegoi udheheqesja demokrate e pakices Nancy Pelosi.

Per te deshmuar rikthimin e koleges tone e cila eshte personifikim i kurajos sinqeritetit dhe admirimit ne mbare vendin ligjvenesja Gabby Giffords.

Ligjvenesja Gabrielle Giffords e Arizones u qellua dhe mori nje plage te rende ne janar gjate nje perpjekje per atentat dhe qe nga ajo kohe ajo ka qene duke u kuruar. Ishte hera e pare qe  ajo merrte pjese ne punime qe nga atentati. Zonja Giffords i pershendeti me dore dhe falenderoi koleget e saj ligjvenes te cilet e nderuan ate duke u  ngritur ne kembe dhe brohoritur. Permes nje deklerate ajo tha se donte te kthehej ne Kongres per te votuar per legjislacionin e tavanit te huamarrjes.

Pas disa jave negociatash ndermjet presidentit demokrat Barack Obama dhe udheheqesve republikan ne kongres per te hartuar nje marreveshje per te rritur kufizimin e huamarrjes federale vemendja kaloi te henen tek demokratet ne Dhomen e Perfaqesuesve te cilet nuk ishin te kenaqur me marrveshjen e hartuar mbremjen e se dieles. Nje pike kthese mund te kete qene kur udheheqesja e pakices demokratja Nancy Pelosi dhe ligjvenesi Steny Hoyer dolen ne mbeshtetje te projekligjit ne sallen e Kongresit. Ja cfare tha zoti Hoyer.

Po votoj per kete legjislacion jo sepse me pelqen megjithese mendoj se i ben disa gjera te cilat duhen bere. Ne duhet te zvogelojme deficitin ne duhet te trajtojme borxhin kombetar ne duhet te kthehemi tek pergjegjesite fiskale. Por falimentimi per Shtetet e Bashkuara te Amerikes nuk eshte nje alternative.

Legjislacioni dypalesh do te rrise tavanin e huamarrjes me me shume se 2 trilion shume e mjaftueshme per te siguruar shlyerjet financiare te qeverise federale deri pas zgjedhjeve te pergjitheshme te vitit te ardheshem dicka e kerkuar prej presidentit. Po ashtu legjislacioni kerkon dy raunde shkurtimesh te shpenzimeve.

Disa demokrat liberal thane se nuk mund te mbeshtesnin legjislacionin sepse mendojne se eshte i pabalancuar duke shkurtuar programet sociale per pjesen e varfer te vendit dhe duke mos kerkuar asgje nga taksapaguesit me te pasur amerikan. Ata thane se Presidenti Obama kishte bere kompromis shume te madh per te fituar mbeshtetjen e konservatoreve dhe levizjes Tea Party.

Ndersa ne anen tjeter disa pjestare republikane te Komisionit per Sherbimet e Armatosura ne Dhomen e Perfaqesuesve shprehen disa shqetesime rreth shkurtimeve te mundeshme ne shpenzimet e mbrojtjes. Para votimit ligjvenesi republikan David Dreier u beri apel ligjevenesve te dy partive qe te votonin  per legjislacionin.

Zoti kryetar te gjithe prekemi nga kjo si demokratet ashtu edhe republikanet. Ne te gjithe do te vuajme jashtezakonisht nese deshtojme te rrisim tavanin e huamarrjes apo te shfrytezojme kete rast qe te ndryshojme rrenjesisht kursin.

Kompromisi i tavanit te borxheve perballet sot me pengesen finale gjate nje votimi te planifikuar ne Senat ku analistet thone se mesa duket do te miratohet dhe ti kaloje presidentit per ta firmosur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›