Presidenti amerikan u dergon urime myslimaneve per Ramazanin

Presidenti Barak Obama dergoi urimet e tij per myslimanet ne mbare boten per Ramazanin muaji i shenjte i kalendarit islamik.
Ne nje deklarate sot presidenti tha se Ramazani eshte koha e reflektimit te thelle dhe sakrifices dhe qe terheq familjet dhe komunitetet se bashku per lutje dhe iftar.
Zoti Obama u uroi myslimaneve nje muaj te bekuar dhe tha se mezi pret te organizoje darken e iftarit ne Shtepine e Bardhe.
Presidenti tha se Ramazani eshte gjithashtu nje kujtese e rendesise per te qene prane me te pafateve duke theksuar vdekjet e dhimbshme dhe imazhet e familjeve dhe te femijeve ne Somali dhe Bririn e Afrikes qe po perpiqen te mbijetojne. Ai u beri thirrje vendeve dhe njerezve te mblidhen se bashku ne mbeshtetje te perpjekjeve per ndihma qe te shmanget nje katastrofe edhe me te rende.
Ramazani eshte muaji i nente i kalendarit henor islamik. Fillimi i festes percaktohet nga pozicioni i henes.