Ahtisaari: Propozimi im e vetmja alternative për Kosovën

PRISHTINë- Ditën e parë të vizitës zyrtare në Finlandë, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka filluar me takimin që ka zhvilluar me ish-ndërmjetësin e OKB-së për statusin e Kosovës, presidentin Marti Ahtisaari.
Zyra e shtypit e qeverisë së Kosovës bëri të ditur se Presidenti Marti Ahtisaari, ish-ndërmjetësi i OKB-së për statusin e Kosovës, në takimin me Thacin, I shprehu kreut të qeverisë kosovare mbështetjen e tij për Kosovën në rrugën e ndërtimit të pavarësisë së saj.
Ahtisaari ka shprehur bindjen e plotë se "propozimi im Gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës ka qenë e vetmja alternativë për Kosovën, dhe vazhdon të jetë mbështetës i pavarësisë së Kosovës".
Zyra e shtypit e qeverisë së Kosovës bëri të ditur se Kryeministri Thaçi e ka njohur Presidentin Ahtisaari me progresin që Kosova është duke shënuar në procesin e shtetndërtimit dhe konsolidimit të saj si shtet i pavarur.
"Qeveria dhe të gjitha institucionet e Kosovës janë duke u angazhuar me përgjegjësinë e tyre të plotë për të jetësuar të gjitha obligimet e tyre në procesin e shtetndërtimit dhe ndërtimit të paqes në rajon”, është shprehur Kryeministri Thaçi.
Kryeministri kosovar ka vlerësuar lart edhe angazhimin e të gjithë partnerëve ndërkombëtar në mbështetje të Kosovës për të çuar përpara proceset dhe progresin në Kosovë, në drejtim të ndërtimit të një shoqërie të barabartë, demokratike dhe prosperuese për qytetarët e Kosovës.
Kryeministri Hashim Thaçi gjatë ditës së sotme do të takohet edhe me Kryeministrin finlandez Matti Vanhanen dhe ministrin e Jashtëm, Alexander Stubb.
(d.b/BalkanWeb)