Aktivistët e ndaluarnë Izrael kthehennë Athinë

ATHINE- Tridhjetë e dy shtetasit nga Greqia që mbaheshin nga autoritetet izraelite dhe që ishin pjesë e karvanit humanitar, kanë zbritur sot në mëngjes në tokën helene. Ato kanë udhëtuar në bordin e një avionic C- 130 të aviacionit kombëtar, Ministri i Jashtëm grek informon se me ta janë dhe tre shtetas francezë dhe një amerikan. Avioni ka zbritur në aeroportin ushtarak Eleftsina, nja 30 km nga kryeqyteti Athinë dhe ishte nisur mbrëmë nga Izraeli. Për ti pritur ato në aeroport kanë qenë të pranishëm zv ministri I Jashtëm Dimitri Droutsas. Ky ishte kontigjenti I fundit I grekëve të riatdhesuar, pasi grupi I parë prej 6 vetësh mbërriti në greqi pak ditë më parë I shoqëruar nga një avion I shoqërisë izraelite.
Ndërkohë dje u liruan tre shtetasit e Maqedonisë që mbaheshin nga autoritetet izraelite dhe që ishin pjesë e karvanit humanitar
Ata ishin pjesë e aktivistëve që udhëtonin me anijet turke për të dërguar ndihma humanitare në Rripin e Gazës.
Aktivistët u ndaluan të hënën kur ushtria izraelite hyri në bordin e anijeve, gjatë të cilit incident pati edhe nëntë të vrarë.