E Shtunë, 31 Tetor 2026

Votimi i dekreteve, vazhdon debati nëKëshillin e Rregullores

TIRANE- Në mbledhjen e tretë të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve që u zhvillua në ambientet e Kryesisë së Kuvendit maxhoranca ka kofirmuar se nuk heq dorë nga votimi i hapur për anëtarët e Gjykatës së lartë dhe asaj Kushtetuese.

Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë thuhet se në mbledhjen e sotme ka patur debate lidhur me pretendimet e kreut te grupit të PS-së Gramoz Ruci.

Deputetet e maxhorancës thanë se votimi i hapur për gjyqtarët e lartë, është konkretizim jo vetëm i parimit të transparencës, por dhe i parimit të përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies së parlamentit.

Në deklaratë thuhet se në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhënia e pëlqimit nga ana e Kuvendit, ështe kompetencë substanciale dhe jo formale e tij. Kjo kompetencë substanciale që të ushtrohet, ka nevojë për instrumenta substancialë-vazhdon njoftimi i zyrës së shtypit të Kuvendit.

Nga ana e deputetëve të Partisë Socialiste u kërkua që të merret kohë, për diskutimin e përmbajtjes dhe për shkëmbimin e mëtejshëm të argumentave.

Kryetarja e Kuvendit kërkoi që materialet lidhur me modelet e ngjashme të parlamenteve te tjera, të studiohen nga të gjithë kolegët përpara se diskutimi rreth amendamenteve, të vijojë në Këshill, mbledhja e radhës e të cilit do të vijojë të hënën e ardhshme (7 qershor).

Një ditë më parë PS kundërshtoi ato që ajo i cilësoi shkelje të rregullores së Kuvendit në funksionimin e Këshillit të Rregullores si dhe procedurat e votimit për anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›