Zhdukja e 6 vjecaresGjyshja: Një i panjohurndoqi nga pas vajzën

KUKES- Vazhdojnë kërkimet që prej 13 ditësh për vajzën e humbur në Zapod të Kukësit.
Gjyshja e 6 vjecares së humbur në Zapod të Kukësit ka treguar për NEWS24 se ditën e zhdukjes së vogëlushes ka parë një person që ngjitej në kullotë pas vajzave të rritura. E moshuara thotë se një djalë i ri i veshur me xhup të zi po i shkonte pas vajzave, (hallës së Bleonës, dhe dy vajza të tjera që ishin bashkë). Gjyshja mallkon veten përse nuk i shkoi pas, duke dyshuar se ai djalë mund të ketë lidhje me rrëmbimin e mbesës së saj.
Ndërsa Blerina, e ëma e Bleonës së zhdukur në mister që prej 13 ditësh nuk gjen dot paqe. Me sy në lot vazhdon të bëjë apel për ti kthyer vajzën në shtëpi.
Krahas policisë lokale në kërkim janë përfshirë edhe efektivët e policisë së Krimeve të Rënda që kanë udhëtuar nga Tirana. Skuadrat e specializuara po bëjnë kërkime në fshatrat e zonës së Zapodit. Specialistët e krimeve të rënda kanë krehur terrenin me imtësi këto ditë. Familjarët ndërkohë kanë këmbëngulur që kërkimi të bëhet edhe nëpër shtëpitë e fshatrave përreth me dyshimin se Bleona 6 vjecare mund gjendet e mbyllur diku nga persona të panjohur.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera PS: Zhdukja, provë e pasigurisë në vend