E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhdukja e 6-vjecaresPS: Policia tëgjejë Bleonën

TIRANE- Partia Socialiste reagon sot në ditën e 12-të të zhdukjes pa gjurmë të Bleona Matës 6 vjecares nga fshati Zapod i Kukësit duke e cilësuar si provë e rritjes së pasigurisë në vendin tonë.

Në një prononcim nga selia rozë, deputeti i zonës, Asllan Dogjani shprehu shqetësimin e PS për atë që ai e quan “mungesë të profesionalizmit dhe tendencën e strukturave të policisë së shtetit për ta sfumuar ngjarjen”. Sipas opozitës nëpërmjet deklaratave të ndryshme dhe shpesh herë kontradiktore policia po përpiqet për ti “shpëtuar përgjegjësisë përpara opinionit publik.”

Partia Socialiste i bën thirrje qeverisë që sa më parë të vlerësojë situatën e pasigurisë në vend dhe të marrë të gjitha masat për gjetjen sa më të shpejtë të Bleonës së vogël, “sepse vetëm në këtë mënyrë do t’u kthejë besimin banorëve të kësaj komune, qytetarëve të Qarkut Kukës dhe prindërve të të gjithë Shqipërisë.”
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›