E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tare, optimist për Ligën e Kampionëve

Lazio ka bërë vetëm tri përforcime gjatë afatit kalimtar të verës por drejtori sportiv Igli Tare beson se skuadra mund të sigurojë pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

“Jemi konkurrent”, deklaroi ish sulmuesi shqiptar për Corriere dello Sport. “Ne mund të arrijmë Ligën e Kampionëve këtë sezon. A janë tifozët të kënaqur me fushatën e përforcimeve? Ne kemi bërë atë që kemi pasur nevojë të bëjmë. Skuadra jonë është kompletuar dhe me punë të madhe mund të arrijmë në kreun e Serisë A”, përfundoi Tare.

Lazio sezonin e kaluar përfundoi në pozitën e katërt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›