E Shtunë, 31 Tetor 2026

Villas-Boas kërkon durim

Menaxheri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas ka kërkuar nga tifozët të kenë durim pas barazimit kundër Norwichit në White Hart Lane të shtunën.

Vërshëllima u dëgjuan nga tribunat e stadiumit pas përfundimit të takimit derisa tifozët e Tottenhamit reaguan pas një tjetër paraqitje dëshpëruese të ekipit. Barazimi i dytë me radhë e lë Tottenhamin në pozitën e 14-të në tabelë, pa fitore nën drejtimin e Villas-Boasit.

“Nuk luajtëm mirë, duhet të përmirësohemi. Por, tifozët duhet të kenë durim. Kjo ishte hera e tretë që pranojmë gol në minutat e fundit dhe është vështirë për tu pranuar”, u shpreh portugezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›