Ahtisari? Kërcënim me pushkë të zbrazët
Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojisllav Koshtunica tha se deklarata e Marti Ahtisarit se Serbia nuk duhet të lejohet të hyjë në Bashkimin Evropian pa e njohur Kosovën, është një kërcënim me pushkë të zbrazët.
Ai u ka thënë mediave serbe se Serbia me Kushtetutën e saj mbrohet nga mosnjohja e pavarësisë.
Sipas tij deklarata e Ahtisarit është si një kërcënim me pushkë të zbrazët, meqë Bashkimi Evropian po përballet me krizën e vet dhe gjithnjë e më pak e di se ç’ do të bëjë me veten.
Ndërsa, kreu i Këshillit Nacionak Serb, Millan Ivanoviq ka thënë se me deklaratën e tij, Ahtisari ka treguar se edhe më tej paguhet nga separatistët shqiptarë.
Një ditë më parë, ish kryenegociatori për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari tha se Serbia nuk duhet lejuar të hyjë në Bashkimin Evropian pa e njohur Kosovën.
Ai në një interviste për Veçernji List të Zagrebit duke komentuar deklaratën e preisdneit serb Tomiosllav Nikolliq se për Kosovën, sakrifikojnë BE-në, ka thënë se nëse dëshiron Rusinë, le të shkojë atje.