Ahtisari: Serbia, jo në BE pa pranuar Kosovën
Ish-kryenegociatori ndërkombëtar për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari, në një intervistë të publikuar në numrin e sotëm të gazetës vjeneze "Die Presse", i sugjeron Bashkimit Evropian që të mos e pranojë Serbinë në radhët e saj, para se ky vend të njohë pavarësinë e Kosovës. "Bashkimi Evropian nuk mund të importojë probleme të tilla, ashtu siç ka bërë me rastin e Qipros apo si në rastin e Sllovenisë dhe Kroacisë", ka theksuar nobelisti finlandez.
Ahtisaari ka theksuar se BE-ja duhet të hapë njësoj portat e anëtarësimit për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përndryshe ky organizëm do të humbë besimin.
Ish-presidenti i Finlandës, i cili udhëhoqi negociatat për statusin e Kosovës, shprehet i bindur se Kosova do t'ia dalë në rrugën e saj edhe pa mbikëqyrjen e bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa ka bërë thirrje për investime në shtetin i ri.
"Ajo që duhet bërë është kthimi i zhvillimit ekonomik dhe investimet në prioritet shtetëror. Tashmë Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar e kanë pranuar Kosovën dhe do të investojnë atje, ndërsa shpresoj se rrugën e tyre do ta ndjekin edhe institucione financiare evropiane", është shprehur Ahtisaari. Sipas tij, një nga shanset e zhvillimit të Kosovës është fusha e energjetikës, sepse Kosova me rezervat e saj të qymyrit dhe linjitit mund të shndërrohet në një vend të rëndësishëm eksportues të energjisë.
"Para së gjithash duhet krijuar vende pune për të rinjtë, ndryshe ata do të bien viktima në kurthin e kriminalitetit. Puna duhet kryer edhe në reformimin dhe ndërtimin e administratës. Sa iu përket problemit etnik, serbët dhe shqiptarët duhet ta kuptojnë se nuk do të bëhen kurrë anëtarë të Bashkimit Evropian, nëse nuk merren vesh të jetojnë në paqe pranë njëri-tjetrit", ka theksuar Ahtisaari.