E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doris Pack: Serbia është për të ardhur keq, s’e ndihmon dot as Zoti

28-07-2012 / Gazeta 55

Eurodeputetja gjermane mban qëndrim të ashpër ndaj deklaratave të presidentit serb, Nikoliç se për Kosovën është i gatshëm të hyjë edhe në luftë

Eurodeputetja gjermane, Doris Pack ka folur për deklaratat e fundit që vijnë nga zyrtarët e Serbisë e që kanë të bëjnë me Kosovën. Duke komentuar deklaratën e presidentit të ri të Serbisë, Tomisllav Nikoliç, se, “a është e nevojshme ta marrin Kosovën me luftë”, Pack ka thënë se me deklarata të tilla Serbinë nuk e ndihmon as Zoti. “Kosova nuk duhet t’i kushtojë shumë rëndësi këtyre fjalëve të çmendura. Në fund të fundit Nikoliç duhet të respektojë realitetin në të kundërtën do të ndëshkohet. Nëse vazhdohet me këto deklarata, atëherë Serbinë as Zoti nuk mund ta ndihmoj”- ka thënë Pack.
Eurodeputetja gjermane shkon edhe më tutje, duke thënë se me lojërat politike që është duke bërë Serbia dhe me demokracinë jofunksionale, ky shtet është duke shkuar në qorrsokak.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›