E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahtisari: Serbia të mësohet me Kosovën e pavarur

Ai i bën thirrje Beogradit ta lërë pas të shkuarën dhe ndërtojë marrëdhënie të mira me Prishtinën. Ahtisari i vlerëson pozitivisht arritjet e Republikës së Kosovës në këto dy vite e gjysmë pavarësi.

Ish-emisari i KB-së ka thënë se pakoja e hartuar prej tij për statusin e Kosovës është për tërë territorin e Kosovës dhe jo për ndarjen e vendit.

Ish-presidenti finlandez ka thënë se vendimi i GJND-së do të shtyjë proceset edhe në veri, prandaj për implementimin e pakos edhe në pjesën veriore të Kosovës nevojitet kohë.

Ahtisari ka deklaruar se Kosova do t’i bashkohet BE-së, pasi nuk ka rrugë tjetër, ndërsa thekson se prioritet për Kosovën duhet të jetë zhvillimi ekonomik dhe implementimi i pakos së tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›