E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohet numri i udhëtarëve maqedonas drejt Perëndimit

Këtë fakt e konfirmojnë agjencitë turistike, sipas të cilave, kryesisht bëhet fjalë për vizita familjare dhe vizita turistike, që nuk ndërlidhen me ndonjë dyshim apo tendencë për kërkim të azilit apo strehimit.

Mesi i muajit qershor pritet të shënojë edhe numrin më të madh të udhëtimeve jashtë vendit, duke marrë parasysh faktin se nxënësit e arsimit parauniversitar dhe universitar marrin pushimet verore.

Një numër i madh i të rinjve këtë periudhë të pushimeve e shfrytëzojnë për të udhëtuar për herë të parë pa viza, pas liberalizimit të tyre dhjetorin e kaluar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›