Kosovë, mediat paralajmërojnë arrestime për korrupsion
E përditshmja “Express” raporton se misioni i EULEX-it është duke hetuar të gjitha rastet e 10 viteve të fundit. Sipas të përditshmes prishtinase, në dosjen e EULEX-it, veç emrave të politikanëve, ndodhen edhe emrat e familjarëve të tyre dhe disa njerëzve të medias.
Siç mëson kjo gazetë, në partinë më të madhe në vend, PDK, përveç Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit që tashmë edhe zyrtarisht është nën hetime, kjo javë do të sjellë edhe “lajme të reja”.
“është e pabesueshme që të arrestohet ndonjë ministër, por është e besueshme që zyrtarë të ministrive që kontrollohen prej ministrave të PDK-së do të arrestohen”, ka thënë për “Express” një burim i mirinformuar, sipas të cilit gjërat do të bëhen me të qarta në fillim të javës së ardhshme.
Ai ka sqaruar se kur është fjala për PDK-në, bëhet fjalë për hetime edhe në dy ministri të tjera, përveç asaj të MTPT-së dhe në ndonjë komunë që qeveris kjo parti.