Fitzgerald deklaron nesër tranferimin e KFOR-it
Prishtinë -Komandanti i krahut jugor të NATO-s, admirali Mark Fitzgerald, nesër paradite në Prishtinë, në një takim me gazetarë, do të shprehet për kalimin e KFOR-it në "prezencë parandaluese", dhe do t'u përgjigjet pyetjeve lidhur me këtë çështje. Po ashtu edhe Komandanti i KFOR it, gjenerali Emilio Giuseppe Gay, do të marrë pjesë në këtë konferencë për media. (qik/start)