E Shtunë, 31 Tetor 2026

UNMIK i lëshon “shtëpinë” EULEX-it

Administrata e UNMIK është zhvendosur nga selia qëndrore në Prishtinë, ku ka qëndruar prej 9 vitesh. Ne këtë seli të madhe në zemer te Prishtines do te vendoset misioni EULEX, por edhe nje pjese e institucioneve te Kosoves. 

PRISHTINE-Zëdhënësi i UNMIK-ut Aleksandër Ivanko i tha Radios Evropa e Lirë se shefi i UNMIK-ut Lamberto Zannier dhe i tërë personeli i misionit të OKB-së janë vendosur në ndërtesën e bazës logjistike të UNMIK-ut, e cila gjendet në rrugën mes Prishtinës dhe Fushë Kosovës. Sipas zyrtarëve te UNMIK-ut sot përfundon faza e parë e rikonfigurimit të UNMIK-ut, konkretisht reduktimi i personelit. Shefi i misionit civil në Kosovë, Pieter Feith, deklaroi se qëllim i Bashkimit Evropian është që misioni EULEX të vendoset në mbarë Kosovën, duke shpresuar se kjo do të jetë e mundshme në javët e ardhshme.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›