Bosnje, gjendet një varr i ri masiv i Srebrenicës
SARAJEVE-Një varr masiv që besohet të përmbajë dhjetëra viktima të masakrës së Srebrenicës është gjetur në Bosnjen Lindore. Këtë e bëri të ditur përfaqësuesi i Komisionit për Persona të Zhdukur, Murat Hurtic. “Varri i ri është i 11-ti që zbulohet në fshatin e vogël të Kamenicës, afrë qytetit Zvornik”, ka thënë Hurtiq.
Ai tha se numri i saktë i kufomave mund të mësohet vetëm pas analizave të ADN-së.
"Kemi identifikuar mbetjet e një personi dhe 38 pjesë te skeleteve", ka thënë Hurtic për AFP-në. Ai shtoi se në varre jane gjetur edhe plumba.
"Jemi100% të sigurt se këto mbetje u takojnë vitkimave të Srebrenicës", ka thënë Hurtic.
(d.b/BalkanWeb)