Ahtisari, negociator mes Kroacisë dhe Sllovenisë
Bruksel - Martti Ahtisaarit, i cili mori dhe çmimin Nobel për Paqen 2008, do të ndihmojë për zgjidhjen e konfliktit mes Kroacisë dhe Sllovenisë që bllokoi negociatat për anëtarësimin e Zagrebit në Bashkimin Europian. Duket se suksesi I arritur në Kosovë, ka bërë që Komisioni Evropian ti besojë Ahtisarit këtë mission tjetër të rëndëishëm dhe të vështirë. Zëdhënësja e Oli Rehn, Krisztina Nagy u shpreh për mediat se "Komisioneri europian për Zgjerim, Olli Rehn diskustoi me presidentin Ahtisaari për t'i kërkuar nëse ishte i gatshëm për të drejtuar një grup ekspertësh për të gjetur një zgjidhje lidhur me çështjen e kufijve mes Sllovenisë dhe Kroacisë'', deklaroi zëdhënësja e Rehn. Sipas saj, Etapa e parë do të jetë që dy vendet duhet të bien dakord lidhur me termat dhe kushtet për zgjidhjen e çështjes së kufijve dhe përshpejtimit të negociatave për anëtarësim''.