E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ai na do te heshtur dhe te lodhur...

Pas zgjedhjeve te 8 Majit askush nuk mund te parashikonte se uikendi pasardhes do te kalonte duke numeruar vota dhe duke mbyllur shqiptaret ne shtepi para ekraneve duke pare nje Big Brother te shemtuar te historise se zgjedhjeve ne Shqiperi.

Sali Berisha i cili nuk pati shans te niste festen te dielen e 8 Majit ne mbremje sic ben zakonisht nuk pati shans ta bente kete as te hene dhe te marte pasi rezultatet ne gjithe Shqiperine ishin nje katastrofe politike per te. Nga Saranda ne Shkoder opozita fitoi bindshem dhe beteja mbeti e perqendruar ne Tirane ku udheheqesi i opozites po perpiqet ti mbijetoje skemes shteterore te nje rezultati te prodhuar qysh para zgjedhjeve permes makinerise shteterore.

Pikerisht ketu u shfaq karakteri i lig i Sali Berishes. I shokuar nga fitorja plebishitare e opozites ai u rikthye me nje hakmarrje te qarte ne koken e vet. Nen dirigjimin e tij procesi i numerimit po i ngjan nje procesi kafkian ku te gjithe bejne sikur duan dicka tjeter dhe bejne dicka tjeter.

I vendosur qe Shqiperia te mos festoje humbjen e tij ai po ia arrin ti mbaje shqiptaret brenda ne shtepi te tensionuar dhe lodhur me shume se kurre vetem e vetem qe askush te mos gezoje. Spiralja e rrezikshme ne te cilin futi rezultatin ne Tirane permes trupes shetitese qe pushteti i ka pergatitur Bashes ne Tirane dhe degradimi i procesit te numerimit jane shenja te qarta se ai do ta perdore deri ne fund fuqine e tij qe per keto zgjedhje te mos gezohet askush.

Tani fitorja e Edi Rames apo Lulezim Bashes ne Tirane nuk eshte me ceshtje triumfi por nje ceshtje makthi qe duhet te mbaroje per te lene te qete qytetaret dhe ata te dy. I humburi i madh i ketyre zgjedhjeve eshte Sali Berisha. Ai ka humbur kudo ku ka shkelur ne Shqiperi dhe me lojen e tij prodhoi dhe nje lider fallco ne Tirane per partine e vet. Tashme ai duket pak nga pak i panevojshem ne ate parti.

I fyer deri ne gen nga fakti se keto zgjedhje nuk prodhuan asgje te gezueshme per te ai shpikte dje nga sikleti statistika per tu dukur fitues dhe arsye per tu dukur i lumtur me kete proces. Ne te vertete ai ngelet nje njeri qe i urren zgjedhjet dhe mbi te gjitha zgjedhjet qe e nxjerrin nga historia.

20 vjet pas vendosjes se pluralizmit ky njeri vazhdon te mbetet armiku me i madh i zgjedhjeve ne kete vend. Ai nuk i pranon ato si nje mekanizem i cili mund ta coje ne shtepi. Sa here qe tenton te beje dicka formale per te imituar zgjedhjet e lira gjithmone i prodhohet problem. Me kaq pak liri dhe ndershmeri qe kishin keto zgjedhje ai prodhoi ne te vertete nje fitore te opozites dhe nje lider fallco brenda PD-se per te cilin do ti duhen shume shpjegime per ta shmangur nga drejtimi i partise ne ditet qe vijne.

I mllefosur me keto zgjedhje dhe sidomos me rezultatin e tyre ai vendosi tua ngrije shqiptareve buzeqeshjen. Ka dy dite qe e ben kete me nje perkushtim personal. Ai nuk pranon dot se ne kete vend mund te festohet per humbjen e tij dhe mund te kete zgjedhje qe nuk i japin atij shansin te qeverise. Ndaj pas gjithe kesaj maskarade eshte ai. shte ai qe ka prodhuar fletet me nje kompani qe i prodhon posterat e partise ai qe ka emeruar ne KQZ nje kompani qe ka prodhuar spotet e tij dhe sot me keta sherbetore po perpiqet te fuse vendin ne lufte civile duke shpikur flete te pavlefshme per shkak te cilesise se shtypit dhe jo vullnetit te qytetareve.

Ai po perpiqet ta zgjas kete Big Brother votimesh qe kur te mbaroje njerezit te mos kene asnje shans te mendojne se mund te festojne. Ai i do ata te heshtur dhe te lodhur qe keto zgjedhje te mos kene fitues. Dhe e ben gjithcka se eshte humbesi me i qarte i 8 Majit brenda dhe jashte partise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›