Shkoder fitorja ne 9 komuna ngushellon socialistet
Rezultati i dobet i Partise Socialiste ne qytetin e Shkodres ku ne te vertete nuk pritej fitore e PS-se por te pakten nje rezultat i pranueshem ka bere qe Partia Socialiste te duket ende shume e vogel perballe Partise Demokratike ne Shkoder. Drejtues te PS-se se Shkodres thone se jane duke analizuar rezultatin. Kuptohet se kemi pritur me shume per kete bashki por duke pare situaten ne shkalle qarku dhe ne rrethin e Shkodres kemi arritur te marrim nente komuna nga te cilat shtate te rrethit te Shkodres. Ky eshte nje tregues mjaft i qarte se tashme ne shkalle qarku nuk kemi pse flasim per nje bastion te Partise Demokratike. Nga 32 njesi vendore nente njesi drejtohen nga socialistet dhe ne Komunen Shllak ku do te zhvillohen zgjedhjet te dielen presim fitore thote nje zyrtar i PS-se se Shkodres qe nuk pranon te identifikohet. Ai shton se ajo qe na ben akoma me shume pershtypje ne Bashkine e Shkodres eshte fakti se si Partia Demokratike e quan fitore kur nga 86 mije votues kane votuar Partine Demokratike vetem 20 mije. Ata duhet te shohin numrin e votuesve ne total dhe te shohin se sa shume i kane votuar dhe pastaj te bejne nje analize se sa shume i do qyteti i tyre thote socialisti.