Luciano Boci Socialistet i blene dhe i rrembyen votat ne Elbasan
Luciano Boci kryetari i Partise Demokratike te Elbasanit e quan qesharake fitoren e thelle te socialistit Qazim Sejdini ne Bashkine e Elbasanit dhe akuzon PS-ne per blerje e rrembim votash. Nga ana tjeter Boci e konsideron PD-ne fituese ne Qarkun e Elbasanit pavaresisht rezultatit te Elbasanit.
Zoti Boci Partia Demokratike humbi thelle ne qytetin e Elbasanit por fitoi shumicen e bashkive dhe komunave ne rang qarku. Si e komentoni kete rezultat
Partia Demokratike eshte fituese ne Qarkun e Elbasanit dhe do ta konsideroja kete si nje refleksion real dhe si shprehje e mirenjohjes se votuesve per vemendjen qe qeveria i ka kushtuar ketij qarku me investime qe kane ndikuar dhe do te ndikojne dukshem ne permiresimin e jeteses se banoreve. Njekohesisht e quaj shprehje te vullnetit politik konkret dhe si deklarate mbeshtetjeje e vleresimi per punen e bere ne keto vite.
Sigurisht do te shtoja ne argumentet e mia edhe vleresimin qe votuesit u bene kandidaturave te selektuara si statura te cilat kane pasur reputacion publik shume pozitiv qe ofruan vizion besueshmeri dhe bashkepunim.
Perse kandidati i koalicionit Aleanca per Qytetarin pesoi nje humbje kaq te thelle ne Bashkine e Elbasanit shte problem i zgjedhjes se kandidatit apo mungese bashkepunimi mes strukturave te LSI-se dhe PD-se
Ne realitet faktoret qe ndikojne ne nje humbje zgjedhore jane shume te paster dhe te piste pasi vete procesi i zgjedhjes eshte mjaft kompleks dhe secili prej tyre ka peshen e vet specifike. Arsyetimin tone nuk mund ta reduktojme thjesht ne ceshtjen e perzgjedhjes apo te mosfunksionimit te bashkepunimit ndermjet dy forcave kryesore politike ne aleance. Ne keto vite politika shqiptare sidomos ajo djathtas ka ecur drejt fshirjes se barrierave ideologjike dhe ka tentuar nje afrim me te madh drejt qytetarit dhe problematikes qe konturon ekzistencen e tij. Ne kete aspekt zgjedhja e Hushit per kandidat ishte adekuate dhe bashkepunimi i shprehur gjate fushates PD-LSI ka qene i nje niveli te kenaqshem. Ajo qe cedoi ishte kendveshtrimi personalizues brenda te cilit u fut vleresimi per figurat e paraqitura gje qe prishi orientimin e sakte per voten e shprehur. Si rezultat i kesaj votuesi nuk pa sakte ate qe ishte me thelbesore qe para tyre nga nje krah kishin nje kandidat si Hushi shume vizionar profesionist me karizem e ide dhe nga krahu tjeter qendronte nje kandidat me stature te ulet nivel medioker i demonstruar si shprehje e arkaizmit dhe populizmit banal. Por me dominante ne percaktimin e rezultatit ishin faktoret e piste te cilet ende per fatin tone te keq mbeten funksionale. Ne politiken shqiptare nder vite eshte stimuluar ky faktor si pjese e kultures se politikes se majte me qellim manipulimin e votes rrembimin e shtremberimin e saj.
Keta faktore lidhen me zhvillimin e metodave e menyrave te presioneve te natyrave te ndryshme te cilat arrijne te ngjisin te nje pjese e votuesit me berjen e ndereve joligjore per hir te kembimit me vote apo qe shkojne deri ne blerjen reale te votes me gjetjet nga me te sofistikuarat dhe te hapurat. Edhe ne Elbasan realizimi i ketyre menyrave nga kandidati i majte ka qene ne pikat me kulmore pasi keto gjera i ka aplikuar ne vazhdimesine e ekzistences se tij politike. Makiavelizmi i deshmuar ne keto zgjedhje ka qene i paprecedent dhe u kristalizua jo vetem si pazar votash por edhe si perpjekje per te defaktorizuar procesin legjitim te zgjedhjeve me ane metodave te karuselit apo si percaktohet ndryshe te trenit bullgar te grabitjes se fleteve te votimit apo kercenimit te komisionereve.
Shuma e te gjitha ketyre faktoreve ishte edhe ajo diference votash qe per nje qytet te civilizuar si Elbasani nuk eshte e arsyeshme. Ketu me se shumti kemi shtremberim vullneti pasi personalisht kam besuar dhe besoj ne mirenjohjen dhe shprehjen e mirenjohjes se bashkeqytetareve te mi per te gjithe ate vemendje qe eshte treguar per Elbasanin nga Kryeministri Berisha dhe qeveria. Ne terma te tjere une do ta percaktoja fitoren e Sejdinit si fitoren me qesharake dhe me pesimiste per endrrat e nje qyteti e realizuar ndonjehere.
Aleanca per Qytetarin ka marre me shume vende ne Keshillin Bashkiak. do te thote kjo per ju
Kjo per ne perkthehet nje mbeshtetje politike e paster nje bashkepunim efikas politik dhe na jep favorin te kemi ne dore nje instrument te forte demokratik per te mbrojtur interesat e qytetareve per te mbeshtetur iniciativat e tyre per te penguar zullumet e pafundme dhe per te denoncuar aferat e zotit kryetar dhe te ndermarrjes qe ai ka marre persiper ta drejtoje.
Shohim se Partia Demokratike ka fituar shume njesi vendore ne rang qarku 25 komuna dhe 5 bashki. fare do te thote kjo per ju si kryetar i rrethit per Partine Demokratike ne Elbasan
Per mua kjo eshte shprehje e punes se mire te strukturave dhe njerezve te PD-se performances se perfaqesuesve te saj dhe mbeshtetjes qe ne gezojme ne elektorat dhe automatikisht do te thote me shume pune e perkushtim ndaj atyre qe votebesuan njerezit tane.