E Diel, 1 Nëntor 2026

Brace Berisha po zvarrit qellimisht procesin

Opozita

Njesia bashkiake nr. 5 kthehet ne pike krize per zgjedhjet e 8 majit 2011. Teksa procesi i numerimit te votave ne shkollen Vasil Shanto vijon me nje ngadalesi stermunduese te dyja palet e perfshira Partia Socialiste dhe ajo Demokratike nuk kane reshtur as dje me akuzat e forta reciproke. Nenkryetari i grupit parlamentar te selise roze Erjon Brace denoncoi dje me force lojen qe po zhvillohet nga shumica ne pushtet e cila po tenton sipas tij te deformoje rezultatin permes futjes ne veprim te personave qe jane pjese e strukturave shteterore. Numerimi i votave te njesia 5 eshte teper i ngadalte. Berisha dhe mbeshtetesit e tij te mos e zvarrisin me procesin e numerimit te votave...Po keshtu vezhgues te vendosur nga PD njerez qe vijne aty te bejne te fortin kontestojne fletet e votimit me lloj-lloj argumentesh banale - u shpreh ai. Ne vijim Brace ka renditur edhe emrat e 5 personave qe ishin ulur ne 5 tavolinat e numerimit. Sipas tij shtetasit Avni Hasa me detyre nenkomisar Andi Toma njeriu me i perfolur ne tendere marramendes dhe ne vjedhje Ervin Minarolli para 2 ditesh nenkryetar i KZAZ te njesise numer 10 Martin Biba nendrejtor i sigurise per gjithe portet dhe aeroportet dhe Lirim Prendi inspektor antikorrupsioni ne nje qeveri te zhytur ne korrupsion kane qene ne detyren e numeruesit ne njesine nr. 5 qe po pershfaqet si tejet problematike. Per arsyet e karakteristikes dhe te dhenave qe ka paraqitur deputeti socialist ka kerkuar largimin e tyre nga VNV-ja e njesise nr. 5. Madje lidhur me Minarollin Brace ka paralajmeruar se do te pergjigjet para drejtesise per cdo krim elektoral. Mjafton edhe ky prononcim i tij per te marre ne konsiderate se numerimi ne Komisionin e Zones se Administrimit Zgjedhor nr. 49 jo vetem qe po mban te bllokuar te gjithe procesin zgjedhor ne fazen finalizuese te tij por edhe po hedh faren e nje krize te re politike. Aktualisht mesazhi i vetem qe vjen nga politika eshte testimi i forcave per sa kohe qe PS ka paralajmeruar thirrjen e mbeshtetesve te vet ne njesine nr. 5.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›