E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule ka humbur terren ne zonat e Himares dhe Finiqit

Rezultatet Ndryshe nga Gjirokastra ne qarkun e Vlores PBDNJ pesoi goditje te rende

Perkunder suksesit ne Gjirokaster ne Qarkun e Vlores PBDNJ-ja e Dules perjetoi me 8 maj nje ballafaqim zgjedhor te paprovuar ndonjehere. Goditjen me te fuqishme PBDNJ e mori ne Bashkine e Himares ku tashme ka rene miti Bollano njeheresh edhe nje nga imazhet e Omonias e po aq edhe te PBDNJ-se ne Jug. E verteta eshte se kjo e keqe e madhe nuk mundi ti vije PBDNJ-se nga rivalja e saj direkte MEGA megjithese edhe ajo ishte prezente ne garen per Himaren me kandidatin Dhimiter Llazari. Madje ky ka rezultuar kandidati me pak favorit i gares. Por ashtu si ai edhe sfidanti tashme fitues Jorgo Goro e kishte per here te dyte konkurrimin perballe Bollanos. Raportohet se as Goro nuk e ka pasur te lehte ta mposhte Bollanon e do ta kishte me te pamundur po te mos kishin qene ne gare edhe kandidate te tjere qe rrembyen vota. Duhet thene se fatura e pushteterimit disamandatesh dhe jo pak problematik per Bashkine e Himares nga Vasil Bollano ia kane lehtesuar mjaft barren kandidatit socialist Jorgo Goro per ta prekur me ne fund fitoren. Kandidatura e padiskutueshme Bollano qe PBDNJ ofronte edhe ne keto zgjedhje vendore u be shkak i te vetmit divorc mes partise se Dules dhe Aleances per te ardhmen te kryesuar nga Rama. Ne analize te fundit kjo shmangie e PBDNJ-se nga koalicioni i te majtes u kthye edhe ne disfaten me te madhe te saj te shenuar me 8 maj. Pak absurde kjo pasi te gjitha komunat e tjera minoritare ne Sarande Rama ia la te lira Dules nderkohe qe kjo sjellje nuk u pa te adoptohej nga PD-ja ne raport me partine MEGA qe ka konotacion te djathte. PBDNJ e Dules ka mundur te meritoje zonimin e lire te akorduar nga Rama ne disa prej komunave te pretenduara. Keshtu eshte perseritur fitorja e kandidateve te saj ne komunen e Livadhjase me Irodhi Dalanin ne Mesopotam me Themistokli Kaishin. Dhembe per dhembe ka qene gara per komunen e Alikos ku Kristo Kaishi ishte me bindes per votuesit nen logon e PBDNJ nderkohe qe Ilia Thanasi kryetari ne detyre e kishte shkembyer kete logo me ate te PD dhe kur pjese e gares ishte edhe Hristo avo nga MEGA. Aq me teper vlere merr fitorja e Sokrat Kalcunit ne komunen e Dhivrit i cili nga fitues jashte te gjitha partive me 2007 i eshte pergjigjur fteses se PBDNJ per te kandiduar me 2011 me kete sigel. Po nuk ka rezultuar e spikatur dhe e suksesshme kandidatura e Sokrat Spiros se PBDNJ ne Finiq ku Ziso Lluci i partise MEGA ka mundur te marre fitoren megjithese ne nje mandat te trete. Ne nje llogaritje te fundit PBDNJ ka humbur Bashkine e Himares dhe komunen e Finiqit nderkohe qe asnje kompensim i ketyre humbjeve nuk ka mundur te realizoje. Rrudhje te konsiderueshme ka pesuar me keto zgjedhje vendore PBDNJ edhe ne perfaqesimin e vet ne keshillin bashkiak te Sarandes. Ne perpjesetim me nje minimum votash si subjekt ne kete bashki PBDNJ mezi ka mundur te siguroje nje vend te vetem keshilltari ne parlamentin lokal te Sarandes nga 3 mandate qe mori me 2007 nderkohe qe partia MEGA eshte fuqimisht e perfaqesuar me 2 keshilltare nga prova e pare zgjedhore e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›