Aida-Adelës: Ti bën rolin e viktimës
Konfliktet apo afritë po bëhen gjithnjë e më të dukshme për banorët në javën e dytë të nominimeve. Adelajda dhe Aida janë grindur sërish mes tyre, e kjo e fundit nuk ka ngurruar t‘i thotë se është e paedukatë, se shtiret e bën rolin e viktimës. Ndërkohë që edhe banorët e tjerë kanë diskutuar karakteret që secili prej tyre ka shpërfaqur në këtë lojë apo raportet me njëri-tjetrin.
Aida: "Mos bëj rolin e viktimës!"
"Ti thua që je një nga ato që të tjerët mundohen të kapen dhe jo që kapem! - i ka thënë Aida Adelajdës.- Mos bëj rolin e viktimës, se nuk të shkon!" Ajo ka vazhduar duke i thënë gjithashtu se nëse Adelajda do të dinte të thoshte "të lutem" apo "faleminderit", askush nuk do të kapej me të. Adelajda ka kundërshtuar duke thënë se ajo nuk po bën aspak rolin e viktimës. Aida ka vazhduar duke i thënë se nëse ajo ishte kapur me të, ishte sepse nuk i kishte kërkuar falje për gjestet apo mimikën që i kishte bërë dhe sipas saj, Adela prandaj kishte qarë, se i pëlqente të bënte rolin e viktimës. "Mua mimika ime më pëlqen shumë dhe as kam ndërmend ta ndryshoj!" -ia ka kthyer ajo Aidës. "Ty të pëlqen, sepse ti nuk e di që ekziston ana pozitive e fytyrës tënde, ti nuk e di që ekziston fjala -të lutem, apo faleminderit!". Adelajda ka vazhduar t‘i qëndrojë mendimit të vet, duke thënë se nuk ishte e vërtetë që ishte e paedukatë apo që bënte rolin e viktimës, sepse nuk kishte nevojë, sepse ishte shumë e fortë e gjithashtu duke shprehur edhe habinë e saj sesi ishte e mundur që këto probleme me të i kishte vetëm Aida e të tjerët jo. Madje, ajo i ka sugjeruar kësaj të fundit që në raste të tilla, kur tjetri nuk i pëlqente, le të mos i fliste fare. "Nuk të pëlqej unë? Mos m‘u afro!" - i ka thënë ajo Aidës.
"Adin e kam si vëlla të madh!"
Bjordi ka treguar se dy personat me të cilët përshtatet më shumë në shtëpi, janë Adelajda dhe Adi. Për Adin është shprehur se e do shumë dhe se e ndien si ta kishte vëllain e tij të madh. Bjordi tha se, kur kishte bërë garën me Arjonin, e kishte marrë me vete dhe i kishte thënë disa fjalë që mund t‘ia thotë vetëm vëllai-vëllait. "Bjordi, unë do të të mbroj, por nuk mund të të mbroj kur ti bën gabime!". I prekur, ai tha se nuk kishte pasur kurrë një vëlla dhe se ato fjalë i kishin bërë shumë përshtypje.
Në parim të gjithë jemi të mirë!
Në parim të gjithë jemi të mirë! Kur vjen puna në praktikë ndryshojmë! - u ka thënë Dritani banorëve të tjerë. Ai ka thënë gjithashtu se i ka bërë shumë përshtypje debati i së premtes, kur "morën flakë" të gjithë. Sipas tij, të premteve kjo ndodh gjithmonë, ndërsa kur vjen e shtuna të gjithë bëhen të mirë. Ai ka hasur gjatë gjithë kohës kundërshtimet e Aidës, sipas së cilës, ajo është e njëjta, si në parim, si në praktikë.
E di që jam tip i rëndë
Duke diskutuar me Bjornin dhe Adin, lidhur me vërejtjen e Bjordit ndaj saj se pse ajo nuk u tregon dhe të tjerëve se fytyra e tregon më të rëndë seç është. Republika ishte e mendimit, të cilin e aprovoi edhe Adi, se ajo ua tregon gjërat personave që i interesojnë dhe asaj nuk i interesojnë të gjithë. "Megjithatë, unë e di, ka thënë ajo, që jam tip i rëndë, por ky tip më ka sjellë këtu ku jam! Dhe nuk u besoj lehtë njerëzve, që t‘ju jap gishtin e të më marrin krahun!" Sipas saj, dikush, po i hape rrugën të shkel dhe ajo këtë deri më sot s‘ia ka lejuar njeriut. Ajo e sheh veten të aftë që ta "psikologjisë" dikë, thjesht duke e parë. Por, gjithmonë sipas Republikës, fakti që ajo mban qëndrim, reagon apo acarohet, shfrytëzohet nga të tjerët.
Kam bërë rolin e operatorit!
Duke biseduar me Arjonin e duke diskutuar me banorët e tjerë, sjelljet apo "strategjitë" e tyre, Zhuljeta ka thënë se në fillim më shumë, por edhe tani ajo e ka vendosur veten në rolin e operatorit, duke vëzhguar gjithçka gjatë gjithë kohës, për t‘i njohur të gjithë e për të kuptuar më mirë se me kë kishte të bënte. Sipas saj, jo të gjithë e thonë apo shprehin lirshëm atë që mendojnë.
"Do të fle në dhomën e vajzave!"
Agoni ka pyetur Aidën a mund të flinte në dhomën e vajzave dhe ajo e ka miratuar. Në atë moment, Adelajde ka ardhur aty pranë dhe Agoni i ka thënë se sot donte të vinte të flinte në dhomën e vajzave. Në mënyrë kategorike, Adelajda ka kundërshtuar. Ai ia ka kthyer duke thënë se për këtë kishte aprovimin e pesë personave të tjerë, por nuk i është përgjigjur pyetjes së Adelajdes se cilat ishin. Më pas, duke e diskutuar ngjarjen me Republikën që po ashtu ishte vendosmërisht kundër, ajo ka thënë se nëse ai do të vinte në dhomën e tyre, ajo më mirë të shkonte në dhomën e djemve, sesa të rrinte në një dhomë me të.
Është fitore po nuk dola!
Të qenit në nominim ka sjellë pasojat e veta edhe tek Adela. Siç thotë edhe vet, ajo tani rri e mendon se sjellja e cilit prej banorëve të nominuar mund t‘i ketë pëlqyer më tepër publikut, sjellja e Aidës, e Agonit, e Arjonit apo e saj e gjithashtu cilat mund të jenë avantazhet e tyre karshi saj. Ajo ia ka rrëfyer këtë Dritanit dhe Mimozës duke shprehur në të njëjtën kohë sigurinë se dalja kaq e shpejtë e saj do të ishte për atë vetë, një humbje shumë e madhe. Ndërsa qëndrimi akoma në shtëpi do të ishte një arritje më e madhe sesa fitorja e të hyrit në shtëpinë e "Big Brother". Ajo e ka pyetur drejtpërdrejt Dritanin se kë donte ai që të dilte dhe ai i është përgjigjur se ajo që dinte ishte se nuk donte që Adelajda të dilte, ndërsa parashikime nuk bënte, se herën e kaluar nuk i kishin dalë siç mendonte.
Bëmë gabim me Erjolën
Duke kujtuar momentin e daljes së Erjolës nga shtëpia e "Big Brother", natën e tretë të spektaklit, Adelajda është shprehur se të gjithë ishin sjellë shumë keq. "Erjola s‘kishte dalë akoma, ne përqafonim Zhuljetën!"- ka thënë ajo. Adelajda i ka treguar Mimozës se rastësisht kishte kthyer kokën dhe kishte parë që Erjola ishte kthyer mbrapsht për të marrë xhupin në kuzhinë, ndërkohë që të gjithë të tjerët i kishin kthyer kurrizin dhe kishin rrethuar Zhuljetën për ta uruar. Sipas saj, duhet të kishin pritur daljen e Erjolës, pasi ta kishin përcjellë siç duhet, e pastaj ta uronin Zhuljetën.
"Sonte do të bëj striptizë!"
Aida dhe Agoni kanë bërë bashkë një nga turnet e kujdesit për lopët. Pasi i kanë pastruar e u kanë dhënë për të ngrënë ata janë ulur për të pushuar e kanë biseduar. "Sonte do të bëj striptizë!"- i ka thënë Agoni Aidës me shaka. "Do të vishem vetëm me të brendshme e me çizme e do të bëj striptizë këtu te lopët!" Po me shaka, Aida i ka thënë se nuk duhet ta bënte këtë në sy të Sonjës dhe Teas, sepse ato ishin shumë të vogla për shfaqje të tilla.
"Nuk më pëlqen Zhuljeta!"
Arjoni duke vënë në pah marrëdhëniet shumë të mira dhe përshtatshmërinë që ka me Zhuljetën, e ka pyetur Adelajdën se çfarë mendimi kishte ajo për të. Ajo i ka thënë se nuk ka pasur rast ta njohë Zhuljetën nga afër, megjithatë për aq sa kishte parë tek ajo, nuk i pëlqente. Duke dashur ndoshta të justifikojë Zhuljetën, Arjoni i ka thënë Adelajdës se ndoshta Zhuljeta nuk arrin të jetë vetvetja në marrëdhënie me të.