E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rozana Radi feston me miqtë 31-vjetorin e lindjes dhe gjoksin e ri silikon



Këngëtarja Rozana Radi ka organizuar një festë të vërtetë për 31 vjetorin e saj të lindjes, pak ditë më parë në Lala’s Club. Edhe pse nuk e kishte përvjetor, Rozi duket sa ka organizuar një aheng gazmor me miqtë, më shumë për t’iu gëzuar gjoksit të saj të ri prej silikoni, pas ndërhyrjes plastike që ka bërë së fundi. Ajo kishte veshur një fustan të zi, dhe dekolteja e theksuar nxirrte në pah përmasat tashmë të mëdha të gjoksit të saj. Në festë ishin miqtë e saj më të afërt, midis të cilëve; Fiori Dardha, Jonida dhe Poli të “Big Brother”, motra e saj Anbeta, aktorët Julian Deda, Gentian Zenelaj e Rezart Veleshnja, dhe shumë miq të tjerë jo shumë të njohur. Rozana Radi e feston çdo vit ditëlindjen e saj. Por këtë herë, kjo është shfaqja e saj e parë në grupe miqsh pas operacionit, për të cilin kishte pohuar me kohë që e kishte një nga planet e saj. Ndryshe nga femrat e tjera të ekranit, që përpiqen ta mbajnë sekret dhe madje ta mohojnë një fakt të tillë, Rozana si një vajzë pa komplekse tregoi në media madje të gjitha detajet e këtij operiacioni plastik, që shumë vajza e ëndërrojnë. Nuk dihet nëse po punon për realizimin e një klipi veror, ndërsa këto kohë i është rikthyer pasionit të saj për teatrin, duke u shfaqur në rolin e Ofelisë, me vënien në skenë të veprës së Shekspirit në Akademinë e Arteve të Bukura.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›