Talibanet te hiqen nga lista e zeze - Komiteti i sanksioneve i OKB-se duhet ti hape rrugen bisedimeve me talibanet

Mbledhja me 16 qershor e Komisionit te sanksioneve te Kombeve te Bashkuara duhet te dergoj nje mesazh tek levizja talibane. Ne Kombet e Bashkuara ekziston ende nje liste e zeze me personat kunder te cileve bashkesia nderkombetare ka vendosur sanksione si ndalim-udhetimi apo ngrirja e xhirollogarive. Keto sanksione tani u qendrojne ne rruge bisedimeve me perfaqesuesit e talibaneve. Pasi qe keto bisedime jane te domosdoshme dhe te arsyeshme tani do te rishikohet regjimi i sanksioneve kunder talibaneve afgane.
Lufta ne Afganistan nuk mund te fitohet ushtarakisht
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Presidenti Obama flet ne parlamentin britanikGjate vizites se tij ne Evrope ne muajin maj presidenti amerikan Barack Obama ne nje interviste dhene kanalit BBC nuk la asnje fije dyshimi se lufta ne Afgnaistan nuk mund te fitohet.
Ne nuk do te zgjidhim kete problem ushtarakisht. Megjithate ne mund te shfrytezojme sukseset tona ushtarake per te arritur nje zgjidhje politike qe eshte ne perputhje me kushtetuten afgane dhe edhe me tutje perkudjeset per zgjedhje te lira dhe korrekte dhe per respektimin e te drejtave te njeriut perfshire ketu edhe te drejtat e grave. Nuk do te kete nje zgjidhje te persosur. Por ne mund te arrijme nje pike ku nje zgjidhje politike do te korrespondon me vlerat dhe arsyet tona perse kemi nderhyre ne Afganistan.
Kjo pas dhjete vitesh lufte do te thote para se gjithash Afganistani nuk do te jete kurre me nje atdhe i sigurte per terroristet.
Palet me kushte per njera tjetren
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Avion amerikan pa pilot mbi AfganistanNe Shtetet e Bashkuara te Amerikes nderkohe eshte perhapur ideja se pa pjesemarrjen e talibaneve nuk do te kete paqe ne Afganistan. Barack Obama ndodhet ne presion ai deshrion qe te rizgjidhet vitin e ardhshem ndersa lufta ne Afganistan ka kohe qe e ka humbur mbeshtetjen e popullates amerikane. Aktualisht ne Hindukush jane te stacionuar mbi 90 mije ushtare amrikane. Ata duhet sa me shpejt qe te jete e mundur te kthehen ne shtepi.
Kjo do te thote qe ne fund te fundit duhet te bisedohet me talibanet. Por ne gjithashtu i kemi bere te qarta kushtet tona per bisedime talibanet duhet te nderprejne te gjitha lidhjet me Al Kaiden ata duhet et heqin dore nga dhuna dhe te repsketojne kushtetuten. Keto jane kushtet.
Nga ana tjeter edhe levizja e talibaneve perreth Mulla Omarit ka vene kushtet e saj per bisedime. Ne to bejne pjese terheqja e te gjitha trupave te huaja dhe heqja e anetareve te saj nga lista e sanksioneve te OKB-se. Ne mesin e rreth 500 personave te kesaj liste ndodhen edhe 140 persona te cilet kane lidhje me talibanet ndersa pjesa tjeter me Al Kaiden.
Karzai pret mesazhe te qarta politike
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto presidenti afgan Hamid KarzaiQeveria e Hamid Karzait i ka ofruar nderkohe komitetit te sanksioneve nje liste me mbi 40 emra te cilet duhet te hiqen nga lista e zeze. Presidenti afgan pret nje shenje te qarte politike te bashkesise nderkombetare ne menyre qe te perparoje programi i tij per pajtim.
Ekzistojne kontakte me talebanet. Por kontaktet tona nuk mund te drejtohen ne nje adrese fikse per shkak se nje adrese e tille nuk ekziston. Kontaktet tona gjithnje e me shume kanalizohen permes Keshillit te Larte te Paqes te cilin e kemi krijuar enkas per kete qellim. Po ashtu edhe partneret tane nderkombetar kane kontakte. Qellimi yne eshte qe ti bejme bashke te gjitha kontaktet me talibanet dhe te mobilizojme te gjitha burimet e nevojshme per procesin e pajtimit te udhehequr nga Keshilli i Paqes.
Hamid Karzai ka emeruar personalisht 70 anetar te Keshillit Afgan te Paqes. Ne mesin e tyre jane edhe pese burra te cilet ndodhen ne listen aktuale te komitetit per sanksione te Kombeve te Bashkuara kunder talibaneve dhe Al Kaides.
Autor Sandra Petersmann / Esat Ahmeti
Redaktoi Angjelina Verbica