E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aisha Gadafi, thirrje për luftë kundër lidërve të rinj

Aisha Gadafi, e bija e kolonel Muamar Gadafit, tha se babai i saj është mirë dhe se mbështet luftimet e mbështetësve të tij. Aisha Gadafi, gjatë një bisede me një radio stacion sirian, u bëri thirrje njerëzve në Tripoli dhe në vende të tjera të ngriten dhe të luftojnë kundër liderëve të rinj të shtetit.

Ndërkohë, ushtruesi i detyrës së kryeministrit në Libi, Mahmud Xhibril, ka premtuar zhvillimin e një hetimi për keqtrajtimin e qytetarëve jolibian në duart e rebelëve.

Organizata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, Human Rights Watch, vlerësoi se ka pasur arrestime të shumta dhe abuzim të punëtorëve emigrantë, të cilët thuhet se akuzohen të jenë mbështetës të Gadafit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›